Art dhe Kulture

Biletat për vizitat në muze, kala apo parqe arkeologjike tani mund të merren nga e-Albania

Nga Gazeta ‘SI’ – Për të vizituar sitet kulturore të Shqipërisë nuk do të duhen më bileta fizike.

Sipas vendimit të fundit, biletat për muzetë, kalatë apo parqet arkeologjike do të blihen direkt nga e-Albania.

Për të marrë një biletë duhet të zgjdhni “Biletaria online për sitet kulturore” në e-Albania, përzgjidhni vendin, llojin e biletës dhe kryeni pagesën.

Bileta vjen menjëherë në e-mail dhe është e vlefshme për 1 muaj.

Vendet ku keni mundësinë e një bilete online:

-Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë

-Muzeun Kombëtar Etnografik, Krujë

-Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”, Berat

-Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Shkodër

-Kalaja e Shkodrës

-Kalaja e Gjirokastrës

-Parku Kombëtar Arkeologjik Apolloni, Fier


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë