Ne rrjet

Bien akuzat për ish-agjentin në SHBA? ‘New York Times’: Nuk ka lidhje me oligarkun rus kur ishte në FBI

Gazeta Si - Në një kohë që opozita shqiptare ka nisur një betejë kundër kryeministrit Edi Rama për lidhjet e dyshuara me skandalin “McGonigal”, duket sikur çështje është zbutur në SHBA.

Gazeta prestigjoze amerikane, "New York Times" në një artikull të publikuar së fundmi, shkruan se nuk ka asnjë tregues që të provojë se ish-agjenti i FBI-së punonte për oligarkun rus, Oleg Deripaska gjatë kohës që ishte në detyrë.

Ndërkohë, referuar akuzës së dytë ndaj MCGonigal për korruptim të tij nga ish-oficeri i shërbimeve sekrete Agron Neza, për llogari të kryeministrit Edi Rama, “New York Times” nënvizon se në aktakuzë flitet vetëm për mosdeklarim të të ardhurave.

“Nuk ka asnjë indikacion në aktakuzën e Manhattan-it që McGonigal punonte për Deripaskan ndërsa ishte ende i punësuar nga FBI. Megjithatë, rasti – dhe një padi paralele në Uashington që e akuzoi McGonigal për marrjen e të paktën 225,000 dollarëve në pagesa sekrete nga një ish-punonjës i një shërbimi inteligjent shqiptar, ndërsa ishte ende në agjenci – ka ngritur pikëpyetje se sa i kompromentuar mund të ketë qenë ai”, - thuhet mes të tjerash në artikullin e prestigjiozes amerikane.

Në aktakuzën e së hënës së shkuar, thuhet se McGonigal shoqërohej nga ish-spiuni shqiptar Agron Neza kur u takua fshehurazi me kryeministrin shqiptar Edi Rama në shtator 2017, ku i dha Ramës pajisje të FBI-së dhe i ofroi këshilla për licencat fitimprurëse të shpimit të naftës.

McGonigal akuzohet gjithashtu se ka fshehur nga FBI detajet kryesore të një udhëtimi të vitit 2017 në Shqipëri me ish-zyrtarin e inteligjencës shqiptare, i cili dyshohet se i ka dhënë të paktën 225,000 dollarë në tre pagesa të veçanta në para.

Pasi arriti atje, sipas Departamentit të Drejtësisë, McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë dhe kërkoi kujdes në dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës në vend për kompanitë ruse. Kontaktet shqiptare të McGonigal-it kishin një interes financiar në ato vendime.

Pas arrestimit të shtunën e shkuar në Nju Jork, McGonigal u la i lirë dy ditë më pas, pasi pagoi një shumë dollarësh për t’u hetuar në gjendje të lirë. Ai nuk i pranoi akuzat, duke e cilësuar veten të pafajshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë