Teknologji dhe Inovacion

Bie WhatsApp për disa minuta, raportime në rrjetet sociale në shumë vende të botës

Përdoruesit kanë hasur probleme për disa minuta në WhatsApp duke mos mundur të dërgojnë apo marrin mesazhe, siç raportohet në disa vende të botës. Si aplikacioni ashtu edhe WhatsApp Web janë prekur, duke rikonfirmuar se është një problem serioz që ka prekur të gjithë shërbimin.

Në Twitter tashmë ka shumë raportime nga italianë që nuk janë në gjendje të përdorin aplikacionin e mesazheve, por pikërisht nga rrjeti social i Musk rezulton se edhe vende të tjera po përjetojnë probleme, njësoj si edhe Shqipëria.

Shumë përdorues nga vende të ndryshme po postojnë në Twitter për problemet e aplikacionit të mesazheve, duke konfirmuar se kemi të bëjmë me një problem të përhapur.

Raportet vijnë nga vende si India, Pakistani, SHBA, Britania e Madhe e shumë të tjera. Hashtagu #WhatsAppdoën po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar në Twitter, duke konfirmuar përhapjen e problemit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë