Ka ndodhur

Bie niveli i lumit Vjosa pas reshjeve të dendura të shiut

Gjatë gjithë natës qyteti i Fierit është përfshirë ka reshje të dendura të shiut. Për sa i përket prurjeve në lumin Vjosë dhe sipas informacioneve në terren, mësohet niveli i ujit ka pësuar një rënie.

Situata nuk paraqitet problematike mëngjesin e të martës, niveli i Vjosës në Përmet është 3.4 m, ndërsa pranë urës së Mifolit, 5.3 m.

Sakaq në Vlorë niveli i Vjosës ka shkuar në 6.1 metra, duke u ulur nga dje me afro 30 cm. Ka pasur një bllokim të aksit Fier-Vlorë, pasi për shkak të erës janë rrëzuar dy pisha,  të cilat janë larguar tashmë nga rruga duke lejuar  lëvizjen e automjeteve.

Edhe në Mallakastër situata nuk paraqitet problematike, edhe pse reshjet vazhdojnë. Kalueshmëria në rrugë është përgjithësisht normale. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë