Ka ndodhur

Bie nga pallati ku po punonte, ndërron jetë 50-vjeçari në Sarandë

Gazeta Si – Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të martë në Sarandë, pasi u rrëzua nga pallati ku po kryente ndërtime e për pasojë nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Policia ths se rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E.K., rreth 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë