Ka ndodhur

Bie nga kati i 6-të i hotelit në Durrës, humb jetën 55-vjeçarja polake

Gazeta Si - Një 55-vjeçare polake me iniciale B.V., ka ndërruar jetë pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i hotelit ku po qëndronte.

Shtetasja polake ishte me pushime në Durrës dhe po qëndronte në një hotel në lagjen Nr.13 të qytetit bregdetar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë