Ka ndodhur

Bie nga ballkoni, humb jetën 64-vjeçarja në Tiranë

Nga Gazeta Si - Një 64-vjeçare është gjetur e pajetë pasditen e së martës në rrugë në Babrru.

Policia bën me dije se viktima është shtetasja P. Q., 64 vjeçe.

Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke bërë punë shtëpie.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë