Ka ndodhur

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 28-vjeçari në Kukës

Gazeta Si - Një 28-vjeçar në Kukës, por nga Kosova, ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në fshatin Perbreg.

I riu po punonte per instalimet elektrike në shtëpinë e të afërmve të tij në Perbre kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Në punë e sipër ai ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë humbi edhe jetën. Në vendngjarje policia e Kukësit po kryen veprimet dhe hetimin për rrethanat e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë