Muzike

Beyoncé me një album të ri tërësisht country

Beyoncé ka gati albumin e ri dhe do të vijë më shpejt nga se e prisnim.

 “Act II: Cowboy Carter” do të publikohet më 29 mars dhe do të jetë tërësisht me muzikë country.

Në shitje janë gjithashtu edhe bluzat, CD dhe vinilët e albumit të ri.

Beyoncé ka publikuar dy këngë: “Texas Hold ‘Em” dhe 16 Carriages”, të cilat u transmetuan për herë të parë gjatë Super Boël, ku Beyoncé, me bashkëshortin Jay-Z, të bijën Blue Ivy dhe djalin Rumi, ishin të pranishëm.

Nga ana tjetër, kënga e saj “Texas Hold’ Em” që i përket rrymës country po kryeson listat e muzikës. Në muajin shkurt, kënga u kthye menjëherë në hit dhe Bey ishte gruaja e parë me ngjyrë që kryesoi Billboard’s Hot Country Songs.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë