Filma

Beyonce dhe Meghan Markle, të veshura plot stil në premierën e filmit “The Lion King”

Që nga momenti kur Beyonce dhe Jay Z pranuan çmimin nga ‘Brit Award’ para portretit të Meghan Markle, ishte vetëm një çështje kohe derisa çifti The Carters dhe dukesha më e re e Anglisë të takoheshin. Mbrëmë në darkë, në premierën e ‘The Lion King’, mbretëresha e muzikës dhe dukesha e Anglisë u vunë ballë për ballë në një moment epik stili.

Premiera e filmit më të fundit nga ‘Disney’ u realizua në Leicester Square dhe ishte një mbrëmje e mbushur me yje. Edhe pse koleget e saj Florence Kasumba dhe Billy Eichner i kishin kushtuar shumë vëmendje veshjes së tyre, askush nuk mund të krahasohej me zonjën Carter. Nga veshja verbuese e krijuar nga Alexander McQueen që Beyonce kishte zgjedhur për premierën botërore të filmit e cila u mbajt në Los Angelos, në Londër ajo mbante veshur një fustan ari me një të çarë të guximshme në një anë të kofshës, të krijuar nga Cong Tri. E shoqëruar nga Jay Z ata pushtuan tapetin portokalli, ndërsa pozonin për fotografët.

Dukesha e Sussex i qëndroi stilit të saj elegant, ajo u shfaq me një fustan të zi nga Jason Wu, të theksuar nga një mbulesë rrjete delikate në pjesën e sipërme për të pasur një efekt maksimal. E shoqëruar nga princi Harry, ata tërhoqën turmën mbretërore teksa parakalonin në tapetin portokalli dhe më pas ndanë një bisedë me çiftin Carters.

Sigurisht kjo nuk është hera e parë që Beyonce është takuar me familjen mbretërore. Në vitin 2014, ajo bashkë me Jay Z patën një takim me Kate Middleton dhe princin William gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Brooklyn Nets dhe Cleveland Cavaliers e cila u zhvillua në Barclay Center. Takimi i shkurtër mes tyre arriti të bënte tituj në mbarë botën, duke lënë vend për këtë takim dhe shumë momente të tjera mbretërore që priten të vinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë