Muzike

Beyonce bën histori me albumin e ri duke zënë vendin e parë në ‘Top Country’

Beyonce mund të ketë deklaruar se projekti i saj i fundit "nuk është një album country", por askush nuk e besoj këtë.

Beyonce ka bërë histori si gruaja e parë me ngjyrë që doli në vendin e parë në tabelën e Top Country Albums me "Act II: Cowboy Carter", sipas Billboard.

Albumi i ri kryeson gjithashtu tabelën e Billboard 200 Albums, duke shënuar herën e tetë që Beyonce e bën këtë. Në shkurt, ajo gjithashtu bëri histori kur një nga këngët debutuese nga albumi, "Texas Hold 'Em", zuri vendin e parë në tabelën e këngëve Hot Country të Billboard.

Arritja vjen në një kohë kur ka pasur debate mbi faktin se vetë Beyonce nuk është një artiste e muzikës country. Ndërsa albumi i saj më i ri është sfidues i zhanrit, pasi ndërthur pop, country, R&B, Beyonce ka arritur të thyejë rekorde me një album që tashmë cilësohet si Country.

Beyonce u rrit në Hjuston, Teksas, që prej kohësh është njohur për muzikën country. Beyonce gjithashtu ka rrënjë familjare në jug të Amerikës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë