Mode

Bethany Williams, stilistja që po ndërton një botë të re mode

Stilistja Bethany Williams po shkëlqen në të gjithë botën dhe me të drejtë. Ajo para pak kohësh është shpallur fituese e Këshillit Britanik të Modës(një grup tregtar jo fitimprurës që synon të promovojë dizajnin britanik në të gjithë botën). Si fituese, ajo do të marrë një cmim prej 200,000 paund për të rritur biznesin e saj si dhe do të shfaqet në numrin e qershorit në British Vogue.

Por çfarë e bën William ndryshe nga të tjerët? Përveç koleksioneve të saj, shpesh unisex, një e veçantë mund të jetë mënyra e të punuarit.

Në vend që të ndjekë një model tradicional të dizajnit dhe prodhimit, ajo ka organizuar biznesin e saj për të pasur një ndikim pozitiv neto në planet dhe në komunitetet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Europën. Që nga fillimi i markës së saj, ajo ka bashkëpunuar me organizata të komunitetit si Making for Change i Mbretërisë së Bashkuar, e cila trajnon dhe punëson gratë e burgosura në prodhimin e modës; Fondacioni i Italisë San Patrignano, i cili punon me njerëz që merren me varësi nga droga dhe një organizatë e re e quajtur Mending for Good. Ajo po punon gjithashtu për të krijuar një qendër riciklimi tekstili në Londër për veten dhe bashkëmoshatarët e saj.

Kjo nuk është e gjitha. Gjatë vitit të kaluar ajo ka zhvilluar kurse dhe trajnime falas në Zoom.

“Unë kam shumë kërkesa për të gjitha kurset që bëj me para por për të ndihmuar sadopak mendova që çdo të premte të jap mësime falas ku flasim për gjithçka: këshilla për karrierën, furnizuesit, tekstilën, prodhimin”, thotë Williams.

Këto seanca do e ndihmojnë atë të zhvillojë një program arsimor sepse kështu mendon se industria e modës do të jetë më gjithëpërfshirëse dhe kjo është një mënyrë për të ecur para.

“Njerëzit më të rëndësishëm janë gjenerata tjetër që trashëgojnë të gjitha këto probleme”, thotë ajo.

Kjo nuk është e gjitha. Në muajt e ardhshëm, Williams planifikon të nisë faqen e saj të tregtisë elektronike. Ajo po planifikon gjithashtu të nisë një seri të projekteve të artit publik në Londër këtë verë.

"Unë frymëzohem nga njerëzit që ndoshta në të vërtetë nuk duan të hynë në modë por përmes punës me të, mund të marrin një fuqi dhe një besim te vetja e tyre”, thotë ajo.

Williams tregon se ka qenë vërtet e mahnitshme të shohësh sesa projekte transformuese dhe të dobishme në modë mund të jenë të dobishme dhe për njerëzit. Sidomos kur mund të marrësh diçka që është hedhur, t’i kushtoni kohë dhe ta bëni përsëri të bukur. Kjo tregon punë dhe në të njëjtën kohë dhe punësim.

Mënyra e menduar, e qëllimshme dhe e duhura për të drejtuar biznesin e saj, e bën Williams një rast të veçantë në një industri të drejtuar nga konsumi, e cila mund të jetë arsyeja pse Këshilli Britanik i Modës dhe British Vogue e zgjodhën atë si fituese të çmimit: Nëse gjithçka shkon si duhet për Williams, ajo do të jetë një ikonë dhe shembull që do të ndiqet nga shumë të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë