Ngjarje

Beteja për abortin në SHBA – A do të hyjnë gratë në grevë seksi?

Kohët e fundit SHBA është përfshirë nga diskutime të shumta që kanë të bëjnë me ligjin e abortit, edhe pse legalizimi i kësaj procedure u bë që në vitin 1973 nga Gjykata Supreme.
Aktivistët e abortit kanë kthyer vëmendjen tek Planned Parenthod (Prindërimi i Planifikuar), një organizatë fitimprurëse e kujdesit shëndetësor me 59 bashkëpunëtorë dhe 700 klinika në të gjithë vendin, disa prej të cilave ofrojnë edhe shërbimin e abortit.
Protestat e fundit lindën pasi një organizatë kundër abortit, e quajtur Qendra e Progresit Mjekësor, regjistroi fshehurazi një mjek nga Planned Parenthod, ku diskutonte mbi abortin në kushtet shtëpiake.
Pas kësaj ngjarjeje guvernatori i shtetit të Xhorxhias, Brian Kemp, hartoi një projekt-ligj i cili përfshin ndalimin e aborteve, pas gjashtë javësh të shtatzënisë. Projektligji, gjithashtu përfshin edhe ndërprerjes së shtatzënisë nëse rrezikonte jetën e gruas.

Që prej kohës se legalizimit të procesit e deri më tani, kanë kaluar 45 vjet dhe numri i aborteve kudo në SHBA, është rritur ndjeshëm. Të vetëquajtur si avokatët pro jetës, aktivistët thonë se aborti duhej ndaluar shumë kohë më përpara. Sipas Sarah Weddington me profesion avokate, statistikat turistike tregojnë se të paktën 10 vajza në muaj vizitojnë Bregun Perëndimor të SHBA ku gjenden më së shumti klinikat që kryejnë aborte.
Pak javë më parë sheshi i Gjykatës supreme të Uashingtonit, u mbush plot me aktivistë të të dyja kaheve dhe me sa duket lufta pro-kundër abortit po bëhet gjithnjë e më intensive. Deri diku shtetet e cilësuara konservatore si Texas dhe Kentucky, ku politikanët janë kundër abortit, tashmë po marrin masa për të anuluar ligjin e legalizimit të këtij procesi, duke mbyllur një pjesë të madhe të klinikave.
Të inkurajuar nga zgjedhja e dy gjykatësve konservatorë të zgjedhur nga Trump, tashmë arkivistët kundër abortit shpresojnë se ligji do të përmbyset.
Eric Johnston, i cili themeloi Koalicionin Pro-Jeta në Alabama dhe ndihmoi në hartimin e projektligjit, tha se tashmë dinamika e ngjarjeve do të ndryshojë pro jetës.
Abortet nuk mund të ndodhin në ditët e sotme, sepse nuk jemi në kohën e Stalinit apo të Hitlerit,”shtoi ai.

Nga ana tjetër arkivistët për mbrojtjen e të drejtave të grave, kanë bërë thirrje se kërkesa e tyre është e padrejtë. Së bashku me ta edhe aktorja Alyssa Milano ka deklaruar se meqë nuk lejohet aborti atëherë gratë duhet të bëjnë grevë seksi, në kundërpërgjigje të ligjeve restriktive të abortit. Ajo pati mijëra mbështetës të cilët konfirmuan mendimin e saj, duke kërkuar autonominë e trupit të tyre.
“Derisa ne të kemi kontroll ligjor mbi trupat tanë, nuk mund të rrezikojmë shtatzëninë. Bashkohuni me ne duke mos kryer marrëdhënie seksuale, derisa të na kthehet e drejta jonë,” shkroi ajo në Twitter të premten e kaluar.
Kritikët e cilësuan këtë si një përpjekje të dështuar dhe të turpshme.
“Një turp sepse përsëri po përdorin seksin si armë, si një mënyrë për të marrë atë që dëshirojnë. Mendoj se truri juaj nuk funksionon,” shkroi në Twiter Tammy Lawson, një prej aktiviste pro-jetës.
Ndërsa aktivistët e tjerë kundër abortit e përgëzuan aktoren për idenë, ndonëse nuk kishin të njëjtin mendim me të. /BBC/

https://twitter.com/Alyssa_Milano/status/1127040792281767936

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë