Ana e errët

Besimtari nevrik, nuk e lejuan të falet, por i thyen të gjitha

Një shtetas i cili është sjellë në mënyrë të çuditshme në xhaminë pranë zonës së “Pazarit të Ri” u denoncua në polici nga një grua që punonte pastruese në objektin e kultit.
I denoncuari në komisariatin e policisë numër 1 në Tiranë nga ana e tij, tregon se nuk u lejua të falej dhe kjo e mërziti tej mase. Por të kundërtën tregon gruaja me inicialet K.C sipas të cilës pasi mori punën rreth orës 12:00, pa një shtetas që hyri në xhami.
“Ky shtetas vjen shpesh në xhami, nuk e njoh përveçse si fytyrë dhe hyri në vendin e faljes në sallë. Kaloi edhe vendin e lutjes. E sqarova se nuk mund të kalonte më andej mbasi aty ishte vendi ku falej imami”, tregon në polici gruaja.
Por sikur të mos mjaftonte kjo personi që më pas u identifikua si A. M, u drejtua nga dera e xhamisë dhe tentoi ta mbyllë atë.
“I thashë mos e mbyll derën pasi do ta shikojnë njerëzit që xhamia është e mbyllur dhe kjo nuk duhet të jetë kështu”,-ka vijuar rrëfimin gruaja.
Por ky person në këtë moment është nxehur dhe ka reaguar duke e fyer tregojnë burimet policore të Gazetasi.al.
“Më tha hape këtë xhami, pasi dua të hyj në sallë”,-thotë K.C.
I nevrikosur besimtari ka goditur xhamin me bërryl dhe sipas policisë në këtë vend ku ndodhi ky veprim ka kamera dhe qëndrimi i denoncueses konfirmohet lehtësisht. Polica i thotë Gazetasi.al se besimtari theu një xham me përmasat 50 me 50.
Gruaja ka tentuar të flasë me imamin për situatën, por ka qenë e pamundur të bisedojë në ato momente. Ndërkaq, shtetasi A.M tregon se hyri në xhami për t’u falur si përherë dhe teksa ishte ftohtë ai u përpoq që të falej në brendësi, aty ku sanitarja nuk e kishte lënë të qetë dhe kjo ishte arsyeja sepse ai ishte revoltuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë