Gazeta Si – Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kanë kremtuar ditën e Epifanisë, pagëzimit te Jezu Krishtit dhe bekimin e ujërave. Me këtë rast janë mbajtur meshat e posaçme si dhe është kryer riti i hedhjes së Krishtit në ujë.
Në Korçë, pas meshës së mbajtur në katedralen e qytetit, kryqi u hodh në ujërat e shatërvanit dhe i riu që kapi jep urimin për këtë ditë të shënuar të besimtarëve ortodoksë.






Në qytetet e Vlorës dhe Durrësit hedhja e kryqit është bërë në ujërat e detit jon dhe Adriatik, ku të rinjtë kanë sfiduar dimrin dhe temperaturën e ulët të ujit për të kapur kryqin.
Edhe në Gjirokastër është mbajtur mesha e Epifanisë dhe më pas kryqi është hedhur në ujërat e lumit Drino.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




