Ngjarje

Besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkën

foto ilustruese per pashket

Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Pashkët. Në mesnatë ata u mblodhën me qirinj në duar në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet.

Ceremonia zgjati deri pas mesnate ndërsa festimet pritet të përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës.

“Krishti u ngjall”, është “refreni” që përsëritet në këtë ditë, ndërsa besimtarët trokasin vezët e kuqe të Pashkëve që simbolizojnë gjakun e Krishtit.

Teksa në qytetet e tjera ceremonia zhvillohet në kishë, në Korçë, kjo realizohet në sheshin e qytetit.

Pashka është pritur me fishekzjarrë në Korçë ku qindra besimtarë vendës, por edhe nga qytete të tjera kanë pritur mesnatën në qendër të qytetit, para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në meshën e drejtuar nga Mitropoliti Johan Pelushi.

“Krishti u Ngjall” dhe pas urimeve që nga drita e shpresës të ketë paqe dhe mirësi në çdo familje, ata u shpërndanë nëpër banesat e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë