Ngjarje

Besimet fetare të të huajve në Itali: një në tre janë muslimanë

Pak më shumë se 30% e të huajve që jetojnë në Itali përfaqësohet nga persona me fe muslimane. E ndjekur nga ortodoksët (29,7%), mandej katolikët (18,6%). Duke shtuar evangjelistët, koptët dhe besimet minore, kristianët përfaqësojnë 53,6% të totalit të popullsisë së huaj.

Por, padyshim, ky nuk është vendi për të diskutuar mosmarrëveshje të mundshme fetare. Përkundrazi, qëllimi është për të analizuar përbërjen fetare të mbi 5.2 milion të huajve të pranishëm në Itali.

Një analizë falë Fondacionit Ismu, një akronim për Nisma dhe Studime MultiEtnike, i cili, duke krahasuar të dhënat e Istat dhe Orim (Observatori Rajonal për Integrim dhe Multietetnicitet) ka zhvilluar një vlerësim të përbërjes fetare të të huajve që jetojnë në Itali.

Sigurisht, ata që kanë marrë nënshtetësi italiane janë të përjashtuar nga llogaritja. Ajo, kupton që të huajt nuk janë më të huaj. Në 1 Janar 2019 situata është kjo:
Nga një këndvështrim i përgjithshëm, në vitin e fundit muslimanët kanë kapërcyer ortodoksët, të cilët më 1 janar 2018 përfaqësonin grupin më të madh të besimit fetar.

Bëhet fjalë për numër absolut, rreth 1 milion e 580 mijë besimtarë. Edhe një herë: nga llogaria janë përjashtuar muslimanët italianë ose ata që janë bërë pas marrjes së shtetësisë.

Për shembull, në Lombardi përqindja e muslimanëve rritet në 32.9% të numrit të përgjithshëm të të huajve që jetojnë në këtë rajon, në Lazio bie në 19.2%, në Siçili arrin 35.3%. Në rajonin e kryeqytetit Romë, feja më e përhapur në mesin e emigrantëve është ajo ortodokse, 37% e banorëve jo-italianë.

Në provincën e Prato pjesa më e madhe, e barabartë me 34%, përfaqësohet nga ateistët. Në fund të fundit, komuniteti kinez është shumë i fortë, domethënë, që vjen nga një vend ku, sipas një studimi WIN / Gallup të vitit 2017, 67% e popullsisë deklaron veten një ateist.

*Burimi: Il sole 24 ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë