Muzike

Besa Kokëdhima publikon versionin anglisht të këngës së Eurovizionit

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Besa Kokëdhima, ka publikuar versionin përfundimtar të këngës me të cilën do të prezantohet në Eurovizion që do të mbahet në Malmo të Suedisë.

Kënga do të jetë anglisht ndërkohë që i ka ndryshuar edhe titulli. Versioni i ri nuk titullohet “Me zemër n’dor”, por “TiTAN”.

Rindërtimi i këngës synon të rrisë koherencën e këngës, duke eliminuar kalimet e papritura midis pjesëve të ndryshme. Ndryshe nga Festivali i Këngës, ku ka një orkestër live, Besa do të ketë vetëm këngëtarë mbështetës dhe sfond në Eurovizion.

Kënga ruan ende disa elemente autentike shqiptare, për të mbajtur autenticitetin e saj, e duke tërhequr gjithashtu një audiencë më të gjerë.

Pasi ka publikuar versionin final, Besa ka shkruar se donte të sillte një tjetër çasje në Eurovizion këtë vit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë