Mode

Bernstein, ose Arti i Vërtetë i Modës

Një montazh i kopertinave të “Interview” të Richard Bernstein, përfshi Debbie Harry, Michael Jackson dhe Mick Jagger. Nga ‘Richard Bernstein Krijuesi i yjeve: Coveri i artistit Andy Warhol” nga Roger Padilha dhe Mauricio Padilha.

Carola Long/ FT Weekend – Përpara  Instagramit, ishte Interview. Revista e themeluar nga Andy Warhol në vitin 1969 – e mbyllur përfundimisht, në majin e këtij viti – ndihmoi në furnizimin e ngritjes së kulturës së popullaritetit me përzierjen  fluturake  të artit, popit, modës dhe shoqërisë. Dhe akulli në koktej ishte gjithnjë ballina;  me yje nga Liza Minnelli te Michael Jackson, retushuar dhe theksuar në vizione të pashembullta të glamour-it nga artisti i ballinës së revistës, Richard Bernstein.

Bernstein as iu afrua ndonjëherë nivelit të famës së Warhol-it. Por siç shkruan Roger Padilha në librin e tij të ri, “imazhet” e tij kthyen mendjemprehtët në yje, yjet në super-yje dhe super-yjet në mega-yje. Në parathënien e saj për librin “Richard Bernstein, Bërësi i yjeve: Artisti i ballinave  të Andy Warhol-it , mikesha e tij Grace Jones shpjegon se,  “Arti i Richard-it mund të duket i pabesueshëm. Gjithçka që ai bëri ishte e bukur, me  ngjyra, e retushuar – ai mund të bënte diçka nga asgjëja… Në shumë prej këtyre fotografive, nuk kam pasur shumë grim, në fakt. Ai ta bënte grimin në foto. Dhe kjo ishte magji.”

Bernstein me furçën e tij të famshme

I lindur në vitin 1939, Bernstein u shpërngul nga Long Ajlënd në Nju Jork, për të studiuar në Institutin “Pratt”. Veprat e tij të hershme të artit përfshinin fotografi të lyera me bojë dhe kolazhe imazhesh të bëra me prerje dhe ngjitje, e që shfaqnin gjithçka;  nga Jell-O te figurat legjendare,  si vëllezërit Kennedy. Ai e bëri debutimin artistik në Amsterdamin e vitit 1968, me një ekspozitë që përfshinte edhe një afishe,  me fytyrat e mbivendosura të Beatles-ave mbi trupa të zhveshur.

Kombinimi i argëtimeve në klube nate dhe krijimi i një rrjeti kontaktesh ishte kryesore për karrierën e Bernstein-it dhe ishte në Park Avenue,  në Kansasin e Max-it, mes artit të spitulluar dhe turmave të modës, ku u lidh fillimisht me Warhol-in. Më vonë, përmes mbesës së Elsa Schiaparelli-it, fotografes Berry Berenson, u shoqërua  me stilistët Halston dhe Calvin Klein, Valentino dhe Elsa Peretti dhe u prezantua me kryeredaktoren e Vogue , të Amerikës, Diana Vreeland.

Vepra e Richard Bernstein-it me Madonna-ën, për ballinën  speciale të muzikës të Interview,  dhjetor 1985.

E para ballinë e Bernstein-it për “Interview”-në e Andy Warhol –siç  njihej fillimisht – ishte më 1972-shin. Shfaqte modelen dhe aktoren Donna Jordan,  të ngjyrosur për t’i ngjarë një përditësimi disko të të famshmes vepër të Warhol-it me Marilyn Monroe. Nga 1975,  ai evoluoi në një stil të ri, që përfshinte retushim të rëndë në portretet e subjekteve të tij,  duke përdorur lapsa të ngjyrosur, kolazhe dhe pastele për të krijuar një version fantazie të tyre.

Pasi Bernstein nisi të festonte në “Studio 54”, në fund të viteve ’70 , yjet e ballinave  si Madonna morën atë që Padilha e përshkruan si “energji edhe më e guximshme. Ata ndriçonin si turmat e djersitura të frekuentuesve të Studio-s,  që vallëzonin gjatë gjithë natës, sytë e hijezuar me një të gjelbër elektrike dhe të verdhë si “drag queen” –ët e klubit.” Kjo estetikë e gjallëruar u pa edhe në veprat e tij të konsiderueshme jashtë “Interview”-së, si një afishe e vitit 1985 për markën e modës Fiorucci, që shfaqte artistin drag Divine dhe një vepër artistike për albumin e Grace Jones, duke shkrirë botën e artit, muzikës dhe modës për të krijuar imazhin e saj prej dive,  me pak gjurmë rrezikshmërie.

“Richard Bernstein Starmaker: Andy Warhol’s Cover Artist” , nga Roger Padilha dhe Mauricio Padilha, botuar nga Rizzoli, del në shitje më 7 September.

Për Bernstein-in, festës i erdhi fundi pas vdekjes së Warhol-it,  më 1987-ën, kur një botues i ri e kaloi si të jashtëm dhe porositë për të u bënë më sporadike. Ai vdiq në vitin 2002. Artisti John Loring, me të cilin kishte ndarë studion, besonte se trashëgimia e tij është “një dokument i hatashëm social i …adhurimit të të famshmëve, për kohët ,pamjen e kohës, të asaj çka një i famshëm ishte dhe nuk ishte…Dhe është jashtëzakonisht e këndshme për ta kunduar.” Ai ishte njeriu që i bëri yjet të shkëlqejnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë