Analize

Berlusconi është rikthyer dhe mund të bëhet pjesë e qeverisë

Nga "Politico.Eu" - Gjejeni kush është kthyer? Pikërisht kur dukej sikur karriera politike e Silvio Berlusconit kishte përfunduar, ai u fut përsëri në vijën e frontit të politikës italiane, duke i ofruar mbështetjeje qeverisë së brishtë të vendit fqinj, duke premtuar mbështetje për aprovimin e buxhetit.

Ai nuk u kthye në zyrën publike pas një hetimi për korrupsion dhe u rrëzua si drejtues i koalicionit qeverisës nga Matteo Salvini në vitin 2018. Pastaj ai u shtrua në spital me Covid-19 në shtator. Mbështetja për partinë e tij, Forza Italia, është përgjysmuar që nga zgjedhjet e fundit duke rënë në vetëm 7 për qind.

Por ish-kryeministri dhe eurodeputeti aktual, ka sfiduar edhe një herë pritshmëritë, duke u kthyer në qendër të skenës politike dhe duke u pozicionuar si një ndërmjetës pushtetesh, ndërsa mbronte njëkohësisht interesat e bizneseve të tij.

Qeveria aktuale italiane, e përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Pesë Yjet, nuk është në një pozitë të fortë. Shumica e tij në Senat është gërryer dhe disa deputetë të mos jenë në gjendje të votojnë për buxhetin për shkak të koronavirusit, duke e bërë pozicionin e saj edhe më të brishtë. Mbështetja e Berluskonit është e vetmja do të bëjë të mundur aprovimin e buxhetit.

Duke mbështetur buxhetin, Berlusconi pretendon se po vepron në interesin kombëtar, pas thirrjeve të Presidentit Sergio Mattarella për dialog dhe unitet. "Ne gjithmonë kemi vënë interesin e vendit para interesave të partisë," tha Berlusconi në një intervistë me gazetën e familjes së tij, “Il Giornale”.

"Ne jemi në dialog me qeverinë," tha një këshilltar i afërt i Berluskonit. "Nëse ata pranojnë dy ose tre nga propozimet tona, në thelb propozime që mbështesin të vetë punësuarit dhe profesionistët e pavarur dhe një ngrirje taksash, ne do të miratojmë buxhetin."

Ministri i Ekonomisë Roberto Gualtieri, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike, tha se qeveria mbështeti propozimet e Forza Italias dhe përshkroi gatishmërinë e Berlusconit për të bashkëpunuar si "pozitive".

Ndryshimet që Berlusconi i ka kërkuar qeverisë ka nxitur diskutimin se Forza Italia mund të  bëhet pjesë e qeverisë. Tre nga deputetët e Berluskonit u larguan javën e kaluar, duke thënë se ata ishin "të pakënaqur me afërsinë e Forza Italias me qeverinë dhe flirtin e saj me Partinë Demokratike".

Por kjo mund të jetë e vështirë për t’u gëlltitur. Partia e Berluskonit që bashkohet me koalicionin qeverisës do të ishte padyshim e papranueshme për Pesë Yjet, të cilët janë forca më e madhe në qeveri dhe për të cilët bashkimi i Berlusconit me interesat politikë ka qenë gjithmonë një kombinim i keq.

Deputetja e Pesë Yjeve Barbara Lezzi tha se ishte "e rrezikshme" të trajtoje Berlusconin si një partner sepse ai ka një histori të të qenit i pabesueshëm në partnerët politikë

"Të gjithë e dinë se Berlusconi nuk është nga ata që dhuron diçka pa marrë asgjë', tha ajo.

Përfitimi ‘indirekt’

Qeveria në nëntor erdhi në ndihmë të kompanisë Mediaset të udhëhequr nga Berluskoni, duke prezantuar një legjislacion që e mbron atë nga konglomerati i mediave franceze Vivendi. I quajtur amendamenti "Save Mediaset" , ai u interpretua gjerësisht si mbështetje ndaj Berlusconit.  Këshilltari i Berluskonit këmbënguli se ndihma për Mediaset nuk ishte pjesë e një marrëveshje me qeverinë por pranoi se legjislacioni ishte një ndihmë e madhe për kompaninë.

"Padyshim që ka ardhur në një kohë të mirë," tha ai. Ministri për zhvillimin ekonomik i cili propozoi legjislacionin për mbrojtjen e Mediaset, Stefano Patuanelli mohoi të ketë pasur presion nga kampi i Berluskonit.

“Mbështetja e koalicionit qeveritar siguron një mundësi për përfitime politike për Berluskonin”, thotë Francesco Clementi, profesor në departamentin e shkencave politike në Universitetin e Perugia. “Ai mund të marrë meritat për grante për të vetëpunësuarit dhe të fitojë mbështetjen e tyre politike.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë