Politike

Berisha përzuri Alibeajn nga podiumi, Kim: Akte që i takojnë së shkuarës

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur të enjten në Kuvend ku ish-kryeministri Berisha shtyu nga podiumi duke mos e lene të flasë para tij kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.

"Ditët e sulmeve ndaj ndërtesave, rrahjes apo shtyrjes së të tjerëve nga podiumet, kërcënimeve ndaj atyre që me të drejtë thonë ‘jo!’, akuzimit të të tjerëve për keqbërjet që ke bërë vetë, shtrembërimit të shtetit ligjor, mbështetjes tek pandëshkueshmëria... ato ditë i përkasin një të shkuare që nuk duhet të përsëritet”, shkruan ambasadorja amerikane Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë