Në një takim të zhvilluar me banorë të Memalijat, kryetari i PD-së, Sali Berisha cilësoi imediate largimin e qeverisë.
“Largimi i kësaj qeverie lëshon të gjitha potencialet e mëdha në shërbim të qytetarëve. Sot pasuritë tona kombëtare janë shndërruar në një mallkim për ne. Për herë të parë në histori prodhojmë 25% energji më shumë seç na duhet. Për herë të parë paguajmë çmime të tmerrshme. Për herë të parë çdo biznes paguan 225 lekë nga 71 lekë që paguante më parë, kur nuk kishin këtë prodhim, sepse ky mall përdoret vetëm për vjedhje.
Shet KESH-it, agjentit tregtar privat, ja shiste energjinë me 40 euro megavatin dhe ky agjenti privat e shiste në bursë me 130-140 euro dhe diferencën e ndajnë me qytetarët. E kush e paguan, e paguan ti, biznesi, furra e bukës që ja 3-fishon tarifën, etj. Një pasuri që e kemi të bollshme dhe ajo na dënon.
Të ngrihemi, të bëjmë gjithçka për një fitore të thellë në këtë zgjedhje, që me protesta të fuqishme ti japim duart kësaj qeverie dhe ju garantoj se në 100 vitet e fundit nuk ka vjedhur asnjë siç vjedh kjo qeveri...”, tha Berisha. Kryetari i PD-së u përpoq të përcillte siguri tek pjesëmarrësit në takim se gjithçka brenda PD do të rregullohet.
“Unë ju siguroj ju se pavarësisht nga kushtet dhe rrethanat PD dhe opozita do të bashkohet dhe e bashkuar do të nxjerrë nga pushteti Edi Ramën dhe klikën e tij...” tha ai.
Ndërkohë, në konferencën për shtyp të zhvilluar më vonë, Berisha ka sqaruar pozicionin e secilit aleat në garën për kandidatët dhe qendrimin ndaj Alibeajt.
“Në Tiranë do të kemi kandidaturë të përbashkët e cila do të dalë përmes primareve. Nga primaret nuk heqim dorë, kjo është kategorike. Alibeaj të marrë pjesë dhe të bëjë propozimet e veta. Këtë herë nuk voton vetëm anëtarësia por edhe simpatizantët... Meta mendon se do mbështesë kandidatët tanë dhe do përqendrohet në listën e këshillave. Me aleatët e tjerë kemi rëndë dakord që pranojnë testimin e primareve dhe kërkojnë testim shtesë, ne s’kemi kundërshtim. Duam të kandidojë njeriu më me reputacion...”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.