Politike

Berisha: Kandidatët tanë nuk dalin nga shpellat. Ramën e rrëzojmë me revolucion

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi në 32 vjetorin e themelimit të degë Bulqizë se qëllimi i opozitës është vetëm një: përmbysjen e qeverisë Rama.

Berisha ironizoi gjithashtu kandidatet e nxjerre nga Enkelejd Alibeaj për bashkitë.   

“Sot pas 32 vitesh jemi në këmbë, jemi përsëri në një revolucion, në një besë me njëri-tjetrin se do të ecim të sigurtë drejt fitores tonë. Sot kemi para jush kandidatë të shkëlqyer, Durim Fikun, në Peshkopi, Mat, kudo, njerëz që i zgjodhët me votën tuaj të lirë. Kemi kandidatë të vullnetit tuaj politikë. Nuk ndalin nga shpellat, nga perdet, por vijnë me firmën tuaj, vijnë me respektin e thellë ndaj jush.

Shqipëria nuk ka patur ndonjëherë kandidatë të vullnetit të lirë, siç janë kandidatët tanë në këto zgjedhje. Revolucioni ynë ka një mision kryesor, fitoren e tyre, përmbysjen e monizmit bashki në bashki. Revolucioni ynë ka një mision, përmbysjen e regjimit të Edi Ramës. Një regjim i cili nuk është armik vetëm i demokratëve, por i mbarë shqiptarëve. 

Miqtë e mi!

Nga viti 2014 deri në vitin 2022, nga ky regjim u larguan nga Shqipëria 937 mijë shqiptarë vetëm në BE. Nga këta rreth 80% nën moshën 32 vjeçare. Kurrë në histori, asnjë luftë, asnjë epidemi, asnjë pushim dhe asgjë nuk ka shkretuar shqiptarët sa Edi Rama”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë