Gazeta Si – Një 34-vjeçar me iniciale M.K., ka humbur jetën në aksin Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh, që po udhëtonin në mjetin tjetër.
Ata janë dërguar drejt spitalit të Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në venngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
“Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ne afërsi të fshatit Pojskë, automjeti tip “Volswagen” me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin V. P. Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasi M. K., dhe kanë ngelur të dëmtuar shtetasi V. P., dhe bashkëshortja e tij pasagjer në automjet”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.