Ka ndodhur

Berat, pajiste subjektet tregtare me certifikata dezinfektimi false

Një 58 vjeçar ka rënë në pranga në Berat, pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh. Në kuadër të operacionit të koduar “Certifikata”, u arrestua shtetasi me iniciale E.D., i cili akuzohet se pajiste subjektet tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara.

Ndër të tjera mësohet se 58 vjeçari ishte administrator i një subjekti që kryen dezinfektime, ka pajisur subjekte të ndryshme tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara, kundrejt përfitimeve monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Falsifikim i dokumenteve" dhe "Korrupsion pasiv në sektorin privat"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë