Një makinë tip “Benz”, në të cilën udhëtonin dy persona, nuk ka ndaluar kur një patrullë policie i ka bërë shenjë të hapë krahun.
Sipas policisë, rreth orës 02:45 pas mesnatës së të premtes, në Qafë-Kashar, policia ka qenë e vendosur në një postbllok, por personat që ndodheshin në mjet kanë shtuar gazin dhe janë larguar në drejtim të Fushë Krujës.
Në tentativë për t’iu larguar policisë, mjeti është përplasur me një bordurë anësore, pasi ka qenë dhe me shpejtësi.
Personat që ndodheshin në makinë, kanë dalë janë dhe janë larguar në këmbë, duke e braktisur atë.
Pas verifikimeve nga policia, targat e mjetit ishin të vjedhura disa ditë më parë. Teka policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje, dyshimet e para janë se personat që udhëtonin në mjet mund të kenë pasur qëllim përdorimin e tyre për ndonjë ngjarje kriminale.
Janë të shumta rastet kur persona të tillë përdorin skema të ngjashme për të kryer ekzekutime me armë zjarri në rrugë apo banesa për larje hesapesh apo hakmarrje.
Siç ka ndodhur edhe në shumë raste, autorët përdorin makina të vjedhura dhe më pas i vendosin mjetit po targa të vjedhura.
Pas krimit ata djegin makinën në zona të pabanuara, ku nuk ka kamera sigurie për t’u verifikuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.