Mode

Benetton krijon hixhabin unisex në bashkëpunim me reperin italian Ghali

United Colors of Benetton, së bashku me reperin italian Ghali kanë krijuar një hixhab unisex, një aksesor që për Ghali-n, është shumë i dashur.

“Që i vogël e pëlqeja hixhabin dhe jam i lumtur që dhe marka pranoi të punojë në këtë projekt pa asnjë hezitim”, ka thënë reperi.

Ky aksesor i përket koleksionit të "United Colors of Ghali", krijuar nga Ghali.

Veshja islame është e disponueshme në ngjyrat e kuqe, të verdhë, të zezë, të bardhë, jeshile dhe printim monogram.

Ghali, emri i plotë i të cilit është Ghali Amdouni, ka postuar më parë shumë fotografi me shaminë në dizajne dhe ngjyra të ndryshme.

“Kur isha fëmijë, unë mbaja hixhab dhe më ngacmonin në shkollë pasi nuk ishte normale për të tjerët diçka e tillë plus që nuk kisha kush të më mbronte ndërsa tani është normalitet”, tha ai, duke shtuar: “Jam lodhur duke dëgjuar se si çdo gjë arabe apo tuniziane lidhet me diçka negative”.

Ai tregon se kur ishte i vogël, mamaja e tij kishte frikë se mos ai dilte me shokë arabë pasi donte të kishte miq italianë. Tani mendoj se është e rëndësishme të them se ky diversitet është një vlerë e shtuar, është ajo që më bën unik”.

Në vitin 2016, burrat në Iran filluan një lëvizje ku mbanin një hixhab në shenjë solidariteti me gratë në të gjithë vendin, të cilat detyroheshin të mbulonin kokën në publik.

Mbajtja e shamisë zbatohet rreptësisht nga e ashtuquajtura 'polici e moralit' në Iran dhe ka qenë që nga Revolucioni Islamik në 1979. Gratë që nuk mbajnë hixhab, ose mendohet se mbajnë 'hixhab të keq' duke shfaqur flokët,, përballen me dënime që variojnë nga gjoba e deri te burgimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë