Ngjarje

Belgjikë, dentistja shqiptare akuzohet për vrasjen e të fejuarit të saj

Gazeta Si - Një 46-vjeçare shqiptare me banim në Belgjikë është arrestuar me akuzën e vrasjes së të fejuarit të saj.

Mediat belge, raportojnë se ish-piloti i “Qatar Airways”, Robby Claes u gjet i vdekur në banesë në dhomën e tij të gjumit në provincën e Lummen në Belgjikë.

Pas ngjarjes, policia ka ndaluar të fejuarën shqiptare të belgut, Monika S. 44-vjeçe, me profesion dentiste.

Mediat pohojnë se 45-vjeçari u gjet i vdekur në shtratin ku po flinte mëngjesin e 20 majit.

Hetuesit ngritën që prej fillimit dyshimet se vdekja nuk ishte nga shkaqe natyrore dhe nisën një investigim në lidhje me rastin.

Një ditë më vonë, më 21 maj, hetuesit belg urdhëruan arrestimin e të fejuarës shqiptare të pilotit, me të cilën viktima kishte të planifikuar të martohej javën që u nda nga jeta.

Ndonëse avokati i saj kërkoi lirimin e klientes së tij, duke pretenduar se nuk ishte ajo vrasësja, kërkesa është rrëzuar.

Sipas mediave, thuhet se ndaj shqiptares ka prova të forta se ajo mund të jetë autore e krimit, por deri tani motivet nuk dihen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë