Gazeta Si - Një 39-vjeçar i dëbuar nga Belgjika, ku ishte dënuar me burg për drogë, është arrestuar në Shkodër pasi është zbuluar se ai është autor i disa vjedhjeve me dhunë në këtë qytet.
Ndaj të dyshuarit me iniciale P.F., kishte masë sigurie "arrest në burg" mungesë dhënë nga Gjykata e Shkodrës për vjedhje me dhunë.
Më 25 shtator 2022, në fshatin Kosmaç të Vaut të Dejës, 39-vjeçari së bashku me persona të tjerë kishin vjedhur në banesën e një 46-vjeçareja shumën e parave prej 1500 Paund, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.
Nga hetimet ka rezultuar se ai është autor edhe i disa vjedhjeve të tjera më dhunë. Më datë 11 shtator 2022, në lagjen “Manush Alimani” në Shkodër, në bashkëpunim me persona të tjerë, 39-vjeçari ka hyrë me forcë në banesën e shtetases F.D., dhe kanë marrë një shumë parash.
Më 23 tetor 2022, në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës ka vjedhur një tjetër banesë në bashkëpunim me persona të tjerë, ku kanë marrë me dhunë rreth 600.000 lekë dhe sende me vlerë.
Policia e Shkodrës thotë se 39-vjeçari është person me precedent të theksuar kriminal, për vjedhje me armë dhe me dhunë në Shkodër dhe në Lezhë në periudhën kohore 2009-2014, ku dhe ka kryer disa vite burgim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.