Udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord të enjten për të vendosur sanksione të reja ekonomike ndaj Rusisë, duke iu bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe në përpjekje për të ndëshkuar Presidentin Vladimir Putin dhe aleatët e tij për pushtimin e Ukrainës.
Megjithatë, blloku u tërhoq nga marrja e masave më të ashpra të kërkuara nga Ukraina, siç ishte ndalimi i Rusisë nga sistemi ndërkombëtar i pagesave, SWIFT dhe u nda në lidhje me atë se sa larg do të merrte sanksionet, duke lënë detajet për t’u përpunuar në ditët në vijim.
Forcat ruse lëshuan raketa mbi fqinjin e saj jugor gjatë së enjtes në sulmin më të madh nga një shtet kundër një shteti tjetër në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Udhëheqësit e bllokut 27 vendesh kritikuan Putinin në një samit urgjent në Bruksel me kryeministrin letonez Krisjanis Karins që e përshkroi atë si “një autokrat mashtrues që po krijon mjerim e vuajtje për miliona njerëz”.
BE-ja do të ngrijë asetet ruse në bllok dhe do të ndalojë aksesin e bankave të ruse në tregjet financiare europiane si pjesë e asaj që shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell e përshkroi si “paketa më e ashpër e sanksioneve që kemi zbatuar ndonjëherë”.
Sanksionet do të synojnë gjithashtu sektorët e energjisë dhe transportit, ndër të tjera dhe do të synojnë të godasin tregtinë dhe ekonominë ruse duke kufizuar fort eksportet e BE në drejtim të Rusisë.
“Sanksionet tona godasin ekonominë ruse në zemrën e saj”, tha kryeministri belg, Alexander De Croo.
Por, ndjenja e pafuqisë ishte e prekshme në samit, pasi Perëndimi nuk arriti të ndalonte një luftë të paralajmëruar nga vetë ata.
“Ne nuk ishim mjaftueshëm të suksesshëm, jo aq vendimtarë, për të parandaluar Rusinë nga ky hap, i cili është një tragjedi për Ukrainën, një tragjedi për Europën dhe një tragjedi për vetë Rusinë”, tha presidenti lituanez, Gitanas Nauseda.
Ka dallime brenda BE-së rreth asaj se sa larg duhet të shkohet me sanksionet, me vendet që do të përballeshin me reagimin më të madh ekonomik, të prirur për të mbajtur hapat më të ashpër në rezervë.
“Shpresojmë se nesër do të bëjmë hapa të mëdhenj se si do të duken konkretisht këto sanksione”, tha ministri i Jashtëm holandez Ëopke Hoekstra. “Për Holandën, SËIFT është pjesë e diskutimit”, shtoi ai. Por, një diplomat i BE-së tha se blloku, ashtu si Shtetet e Bashkuara, nuk do të ndërmerrte hapa për të shkëputur Rusinë nga sistemi global i pagesave ndërbankare, SËIFT.
Ukraina dhe shtetet baltike ish-anëtare të Bashkimit Sovjetik dhe sot anëtare të BE bënë presion për të hequr Rusinë nga sistemi. Por, i pyetur për SËIFT, kancelari gjerman Olaf Scholz tha: “Ne duhet të mbajmë gati sanksione të tjera për kohët të mëvonshme”.
Gjermania ka ngrirë miratimin e gazsjellësit Nord Stream 2, që konsiderohet si goditja më e madhe për Rusinë.
Në një deklaratë të rënë dakord në samit, liderët e BE-së thanë se raundi i ri i sanksioneve “do të imponojë pasoja masive dhe të rënda ndaj Rusisë për veprimin e saj, në koordinim të ngushtë me partnerët dhe aleatët tanë”. Asetet ruse në BE do të ngrijnë dhe qasja e bankave ruse në tregjet financiare të Europës bllokohet.
Një diplomat i BE-së tha se Italia, Gjermania dhe Qiproja ishin ndër ato që preferonin një qasje hap pas hapi, ndërsa vendet e Europës Qendrore dhe Balltike, ato më afër Rusisë, donin një qëndrim më të ashpër.
“Rusia duhet të ndiejë se pasoja agresionit është domethënës”, tha kryeministri slloven Janez Jansa, i veshur me një kravatë me ngjyrat e verdhë dhe blu të flamurit të Ukrainës.
BE-ja kishte miratuar tashmë një raund të parë sanksionesh të mërkurën, duke përfshirë futjen në listën e zezë të politikanëve rusë dhe frenimin e tregtisë midis BE-së dhe dy rajoneve separatiste të Ukrainës lindore, pavarësinë e të cilave Moska e ka njohur.
BE do të përgatisë gjithashtu një paketë të re ndihme për Ukrainën dhe sanksione të reja kundër Bjellorusisë, territori i të cilës u përdor masivisht nga trupat ruse në këtë ofensivë.
Më vete, blloku premtoi gjithashtu mbështetje për Moldavinë, një tjetër ish-republikë sovjetike ku një qeveri pro-perëndimore po përballet çdo ditë me agresivitetin e Moskës.
“Nëse Putini mund të sulmojë Ukrainën, mund të jetë çdo vend tjetër europian”, tha Karins e Letonisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.