Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi dha mbështetjen për “Ballkanin e Hapur”, një nismë që, sipas tij. duhet të vazhdojë.
Varhelyi tha se BE do të ndihmojë me një plan investimesh ekonomike në rajon, krahas marrëveshjeve të Ballkanit të Hapur.
“Jemi këtu dhe marr këtë ftesë si një ftesë që BE të jetë pjesë e këtij procesi. Ajo është mundësi me të cilët përballet rajoni me dekada të tëra. Mund të jetë edhe mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt BE-së. Nëse e kryejmë punën dhe do të duhet të përshpejtojë integrimin e rajonit në BE. E them këtë sepse kur flasim për anëtarësimin e BE-së për martesa, apo simbole të tjera, më shumë flasim për procese. Flasim për korniza negociuese. Flasim për non-paper.
Të jemi të sinqertë me ju, kjo nuk është interesante për njerëzit tanë, sepse vlerësoj se pyetja kyçe është, kur do t’i kemi mundësitë e njëjta siç i kanë njerëzit në BE. Kur do të përjetojmë që të gjithë barrierat të eliminohen. Ky është integrim i vërtetë, fillon me ekonominë dhe shoqërinë. Isha i kënaqur kur dëgjova minishengenin, kjo ishte me të vërtetë një arritje e rajonit. Rajoni e bëri këtë ide, as SHBA por vetë rajoni. Ata e shpikën këtë ide dhe filluam të shfrytëzojmë këtë ide. Kur për herë të parë në tavolinë kishim një plan të madh investimesh për zgjidhjen e sfidave më të mëdha në rajon, ne i kemi zgjidhur ato çështje dhe kuptuam se pa bashkim rajonal, plani për investime strategjike nuk do ketë kuptim” tha ai.
Më tej ai shtoi: “Mund të ndihmojmë me planin e investimeve ekonomike. Kjo është mënyra jonë për Ballkanin e Hapur. Kjo nismë duhet të vazhdojë. Sot shohim si nënshkruhen marrëveshjet, dhe shohim rezultatet se si marrëveshjet paraprake dhanë rezultat. Tani më shumë se kurrë duhet të punojmë bashkë dhe të zgjidhim krizën. Mund të tregojmë rezistencë përmes bashkëpunimit. Përsa kohë që Ballkani i Hapur bazohet në përshpejtim të normave të BE-së në katër liritë themelore, ne do jemi këtu me planin e investimeve ekonomike që këto rezultate të kapin nivele më të larta. Mendoj se kjo është shumë iniciativë pozitive, është e ardhmja që mund të krijohet që sot”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.