Shendet

BE: Testimet masive masa e vetme për të mbajtur në kontroll Covid-in

Bashkimi Europian ka vendosur një fond prej 100 milionë eurosh për vendet anëtare që të blejnë ato që njihen si testimet e shpejta anti-Covid.

Në një njoftim të Komisionit thuhet se testimet dhe vetëm testimet janë mjetet më të domosdoshme në këtë fazë për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë.

“Virusin mund të mbajmë në kontroll vetëm përmes testimeve”, thotë KE.

Komisioni vë theksin tek domosdoshmëria e veprimit urgjent dhe rritjes së testimeve. “Përhapja e virusit do të mbingarkojë sistemet shëndetësore nëse nuk veprojmë menjëherë. Është me rëndësi që të veprojnë dhe të koordinojmë veprimet tona në të gjitha vendet e unionit”, vijon deklarata.

Për këtë arsye, KE thotë se fondi prej 100 milionë eurosh do të përdoret për blerjen e drejtpërdrejtë të testeve të shpejta për vendet anëtare, duke u mundësuar këtyre të fundit fuqizimin e mekanizmave të testimit në hyrje-dalje të njerëzve. Kjo, sipas KE-së do të reduktonte mbylljet dhe ndalimin e lëvizjes së qytetarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë