Politike

BE: Presim që lidershipi i ri në PD të nxisë reformat

Zyra e delegacionit të BE në Tiranë ka reaguar pas dorëheqjes së Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një deklaratë thuhet se “e respektojnë vendimin e Bashës” dhe se “si çdo demokraci tjetër, Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë që i kërkon llogari qeverisë dhe e kontrollon atë”.

BE flet tashmë për një lidership të ri në krye të kësaj partie.

“Ne presim që lidershipi i ri ta luajë këtë rol vendimtar dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin në BE si qëllim themelor të veprimit të tij, duke nxitur reformat dhe duke mbështetur reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit” – thuhet në deklaratë


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë