Menaxhim

BE nuk ka besim! Fondet e IPARD për Shqipërinë mbeten të bllokuara pa afat

Nga Gazeta ‘SI’ – Fondet IPARD për Shqipërinë mbeten pezull, ndërsa Bashkimi Europian nuk ka ende “besim” tek sistemi.

Sipas progres-raportit të fundit nga BE, nuk ka ende një afat për rihapjen e fondeve, pasi vendi jonë nuk është ende gati.

“Programi i zhvillimit rural IPARD III (112 milionë euro kontribut i BE-së) nuk ka filluar ende, për shkak të vonesave në procesin e besimit”, thuhet në raport.

Kështu, BE sugjeron që të forcohen kapacitetet dhe mbikëqyrjet, që të rikthejën besimin dhe të nisin zbatimin efikas të IPARD, në përputhje me një menaxhim të shëndoshë financiar.

IPARD u bllokua për Shqipërinë verën e vitit 2023 pasi u gjet se fondet ishin shpërndarë në mënyrë abuzive dhe jo me qëllim zhvillimin rural, siç përcakton BE.

Përpos hetimit nga OLAF, zyra antikorrupsion në BE, edhe SPAK ka nisur një hetim për shhpërdorimin e miliona eurove, ku është e përfshirë dhe ish-ministrja e Bujqësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë