Teknologji dhe Inovacion

BE: Facebook, Google dhe Twitter, raporte mujore mbi luftën kundër lajmeve të rrema

Facebook, Google dhe Twitter duhet që të japin raporte mujore mbi luftën e tyre kundrejt dizinformimit, shprehen dy zyrtarë të vjetër të BE-së teksa njëkohësisht kanë vënë në pah Rusinë dhe Kinën për rolët e tyre në përhapjen e lajmeve të rrema (fake news).

Këto komente nga drejtuesi i marrdhënieve të politikave të jashtme të BE-së Josep Borell dhe Zv-presidentia e Komisionit Europian Vera Jourova nënvizojnë dhe njëherë shqetësimet e bllokut mbi prevalencën e lajmeve dizinformuese mbi Covid-19 dhe përpjekjeve nga aktorët e huaj për të influencuar Europën.

Zv-presidentia e Komisionit Europian Vera Jourova

“Kjo me të vërtetë tregon se dizinformimi jo veçse dëmton shëndetin e demokracive tona, por dhe dëmton shëndetin e qytetarëve tonë. Ai jep një impakt negativ mbi ekonominë dhe kërcënon përgjigjen e autoriteteve publike e si rrjedhojë dëmton e masat shëndetësore të dhëna nga autoritetet shtetërorë shëndetësorë”, shprehet Jurova për një konferencë për shtyp.


Ajo shprehet se fronti i rradhës i lajmeve të rrema është vaksinimi, duke cituar një studim që tregon se dëshira e gjermanëve për tu vaksinuar kishte rënë me 20% brenda dy muajve.

Komisioni u shpreh se platformat online duhet që të japin raporte mujorë me detaje mbi veprimet e tyre për të promovuar përmbajtje të besueshme dhe për të limituar dizinformimet e koronavirusit dhe reklamimet lidhur me të.

Josep Borrell Ministri i mardhënieve me jashtë i BE-së

Jourova gjithashtu shprehet se video aplikacioni TikTok, i zotëruar nga kompania kineze ByteDance do ti bashkohet kodit vullnetar të sjelljes kundër luftës së lajmeve të rrema brenda platformës së tij. Nënshkrues të tjerë të kodit të sjelljes përfshijnë Google, Facebook, Twitter dhe Mozilla.

Borrell e përshkruan luftën kundër lajmeve të rrema si një përfshirje të luftëtëtarëve me tastiera e jo shpata.

“Aktorë të huaj dhe disa vende si Rusia e Kina janë përfshirë në operacione të shënjestruara influence dhe fushata dizinformimi brenda BE-së, e në botë”, shprehet Komisioni Europian.

Ekzekutivi i BE-së planifikon ti kundërvihet aktorëve të huaj duke përmirësuar strategjinë e komunikimit dhe diplomacisë si dhe duke dhënë më tepër mbështetje mbi median e lirë dhe të pavarur (si fact checkers dhe kërkuesit)

Burimi: Reuters. Përshtati në shqip Gazeta “Si”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë