Analize

BE dështoi në testin e parë të vaksinimit

Bashkimi Europian nuk e ka kaluar testin e tij të parë të vaksinimit. Tre muaj pas fillimit të vaksinimit kundër koronavirusit, vetëm pesë vende të BE-së kanë përmbushur qëllimin e Komisionit Europian për të vaksinuar 80 përqind të njerëzve mbi moshën 80 vjeç dhe vetëm disa prej atyre që raportojnë kanë vaksinuar 80 përqind të punonjësve të tyre shëndetësor dhe të kujdesit shoqëror.

Ky dështim konfirmon atë që shumë europianë tashmë po bëjnë kohë që e thonë: Përpjekjet e BE-së për vaksinimin kanë qenë shumë të ngadalta.

Por lajmet e keqia duket se nuk mbarojnë kurrë. AstraZeneca doli me miliona doza më pak në dërgesat e saj të parashikuara në tremujorin e parë dhe vendet e BE kanë ndaluar përdorimin e vaksinës në kohë të ndryshme, duke përmendur shqetësime të sigurisë. Johnson & Johnson nuk do të dorëzojë dozat e para deri në gjysmën e fundit të prillit.

Komisioni po premton se shpërndarja e vaksinave do të rriten me shpejtësi në muajt e ardhshëm. Vendet si Belgjika dhe Franca janë zotuar të shpejtojnë fushatat e tyre të vaksimit dhe 19 vende me thanë se do të dërgojnë më shumë doza në pesë vendet që janë goditur më rëndë, kryesisht në Europën Qendrore dhe Lindore.

Por BE ka ende shumë punë për të përmbushur qëllimin e Komisionit për të vaksinuar 70 përqind të popullsisë së saj të rritur deri në fund të verës. Vetëm pesë vende e përmbushën synimin e Komisionit për të vaksinuar 80 përqind të njerëzve mbi moshën 80 vjeç. Mesatarisht, më pak se 60 përqind e njerëzve mbi këtë moshë kanë marrë një dozë, sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve dhe Kontrolli (ECDC).

Blloku nuk i ke përmbushur gjithashtu qëllimin e Komisionit për të vaksinuar 80 përqind të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe social. 14 vendet raportuese tregojnë se vetëm katër e kanë bërë këtë.

Në tremujorin e parë të vitit, Pfizer ishte i vetmi që dha më shumë doza sesa pritej: 67 milion (në vend të 60 milion dozave) deri më 31 mars.

Në tremujorin e dytë, dërgesat e tij pritet të arrijnë 200 milion, falë fabrikës së prodhimit në Marburg, në shtetin gjerman të Hesse. Moderna arriti qëllimin për të dhënë 10 milion doza në tremujorin e parë, ndërsa në tremujorin e dytë synon 35 milion doza.

Nga ana tjetër, AstraZeneca, kishte shumë probleme me shpërndarjen e vaksinës së saj, gjë që ngriti çështje serioze me administrimin e saj, për shkak të shqetësimeve në lidhje me sigurinë e saj. Nga 100 milion këste që kompania kishte premtuar të shpërndajë në BE deri në fund të marsit, ajo më në fund dorëzoi vetëm 30 milion, duke përmendur problemet në fabrikën e saj belge. Megjithatë, pak në Bruksel tani shpresojnë që AstraZeneca të respektojë marrëveshjen për të dhënë 180 milion doza deri në fund të qershorit.

Ndërkohë, në disa vende të BE-së nuk përdoren të gjitha dozat e disponueshme. Për shkak të niveleve të ngadalta të vaksinimit, ose për shkak se autoritetet nuk u japin dozën e dytë atyre që tashmë janë vaksinuar, duke e mbajtur si rezervë për dozën e tyre të parë për njerëzit e tjerë.

Të dhënat e ECDC tregojnë, për shembull, se Bullgaria dhe Hollanda nuk kanë përdorur 34% të dozave të tyre ekzistuese. Parashikimi për tremujorin e dytë është që BE do të marrë në tremujorin e dytë rreth 470 milion doza të vaksinave të aprovuara tashmë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë