Shendet

BE, 7 mln euro për vaksinimin në Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Europian akordoi 7 milionë euro për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor. Lajmi është dhënë nga komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, sipas të cilit BE-ja në partneritet me OBSH-në do të mbështesin vaksinimin e sigurt dhe efektiv të popullatave në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ky projekt do të ndihmojë në përgatitjen e rajonit për pritjen dhe administrimin efektiv të vaksinave COVID-19, duke përfshirë ato të marra nga COVAX dhe përmes mekanizmit të ndarjes së vaksinave të BE me Shtetet Anëtare të BE.

 “Me këtë projekt të ri për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor në partneritet me OBSH, BE vazhdon të japë angazhimin e saj për të mbështetur partnerët tanë në trajtimin e pandemisë që nga fillimi i saj . Projekti vjen si pjesë e paketës sonë prej 70 milionë euro për të mbështetur mundësinë e vaksinave për rajonin dhe për të siguruar pajisjet e nevojshme për fushatat”, tha Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë