Vullnetarët argjentinas po përpiqen të sjellin pak gëzim për fëmijët që jetojnë me nënat e tyre në burg duke u veshur si superheronj si Batman, Iron Man dhe Princesha Elsa, si pjesë e një programi për të miturit vulnerabël.
Në burgun e grave në Los Hornos në periferi të Buenos Aires, rreth 15 meshkuj dhe femra u shndërruan në superheronj të njohur.
Në Argjentinë, fëmijët mund të qëndrojnë me nënat e tyre në burgun e grave deri në moshën katër vjeç.
“Ne po u sjellim atyre pak ngjyra nga bota jashtë këtij vendi”, tha Damian Gomez, i cili ishte veshur si Batman. Gomez është organizatori i “Hero Club”, një grup që u krijua për të mbështetur fëmijët e pambrojtur, përfshirë ata që rriten në mjedise burgjesh, të cilat studiuesit thonë se mund të kenë një efekt të dëmshëm në zhvillimin e fëmijës.





“Duke parë buzëqeshjet e nënave përkrah tyre, duke parë fëmijën e tyre të buzëqeshin, duke u argëtuar e kuptojmë se ia kemi arritur qëllimit”.
Dalma Luna, një e burgosur 31-vjeçare tha se është e lumtur që vajza e saj po gëzohet.
“Ciela është vajza ime e vetme. Në moshën 29-vjeçare u bëra nënë për herë të parë. Unë bëj më të mirën që mundem për të, por është një situatë e vështirë”, tha ajo.
“Këto janë të vetmet momente kur ndjen lumturi dhe harron vendin ku ndodhesh”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



