Ka ndodhur

Baste sportive dhe lojëra bixhozi, arrestohen 4 pronarë lokalesh në Tiranë

Katër persona kanë rënë në pranga për ushtrim aktiviteti të lojërave të paligjshme të fatit në 4 raste të ndrysmë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Four”, u arrestuan në flagrancë Arsen Sulaj, Klajdi Balliu, Aleksandër Bendo dhe Lutfi Shima.

Lokalet e tyre janë përkatësisht në Kashar, në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat dhe në Rrugën e Xhepëve në Tiranë.

Policia bën me dije se të 4 pronarët e arrestuar kishin vënë në dispozicion lokalet në pronësi të tyre, për ushtrimin e lojërave të fatit.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit A. H., 27 vjeç, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe F. D., 28 vjeç për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Policia ka sekuestruar çipsa, letra bixhozi dhe tre aparate celularë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë