Lojëra me Dore

Basketbolli i dorëzohet Covid-19, mbyllen zyrtarisht Eurolega dhe EuroCup

Basketbolli europian është dorëzuar nga pandemia Koronavirus: sezoni 2019/20 i Eurolega e EuroCup, i ndaluar që nga 12 marsi për shkak të pandemisë, është shpallur zyrtarisht i mbyllur. "Zhvillimi i ndryshëm i pandemisë në territoret e ndryshme evropiane nuk garanton barazi në seancat stërvitore në përgatitje të ndeshjeve zyrtare ," lexohet në njoftimin për shtyp ECA. Sezoni i ri i Eurolegës do të fillojë përsëri në 1 tetor  me të njëjtat 18 klubet.

https://twitter.com/EuroLeague/status/1264877929265352704?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1264877929265352704&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportmediaset.mediaset.it%2Fbasket%2Feurolega-ed-eurocup-finita-la-stagione-2019-20_18696002-202002a.shtml

Një vendim i dhimbshëm por i pritur. Shumë çështje kritike në lidhje me 'Planin B' të propozuar, i cili përfshinte luajtjen e 54 ndeshjeve të mbetura të fazës së rregullt dhe play-off (me tetë skuadra e me ndeshje teke) nga 4 deri në 26 korrik në një vend të vetëm për tu zgjedhur mes Beogradi, Kaunas dhe Vilnius. Sidomos pasi shumë lojtarë kishin shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me rifillimin e sezonit, në një conference call me Bartomeun, njeriun që ka qenë në komandë të kompeticioneve më të rëndësishme të basketbollit për njëzet vjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë