Lojëra me Dore

Basketboll për meshkuj, Shqipëria humbet sfidën me Bjellorusinë

Kombëtarja e meshkujve në basketboll është mundur 90-50 nga Bjellorusia, në ndeshjen e vlefshme për fazën para-eliminatore të Botërorit 2023, luajtur në Portugali.

Ndeshja ishte me rivalitet vetëm në periodën e parë, që u mbyll 21-16 për bjellorusët. Më tej, ndeshja u dominua nga rivalët, që u shkëputën ndjeshëm në çerekun e dytë. Te kombëtarja ndikuan disa mungesa dhe fakti se ekipi vjen në këto sfida pa ndeshje miqësore dhe stërvitje te plotë (në Shqipëri nuk luhet basketboll prej marsit). Gjithsesi, në gjysmën e dytë të ndeshjes Shqipëria luan më mirë, por Bjellorusia administron avantazhin dhe e meritoi fitoren me shifrat 90-50. Pas 48 orësh, Shqipëria do të luajë sërish në Portugali, këtë herë ndaj kombëtares vendase.

Për Shqipërinë, kjo është sfida e tretë në këtë grup, duke pësuar humbjen e dytë (janë mundur edhe nga Portugalia), ndërkohë që kuqezinjtë e trajnerit Afrim Bilali kanë edhe një fitore (kanë mposhtur Qipron).

Bjellorusi – Shqipëri, 90-50 (21-16, 24-7, 23-20, 22-7)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë