Lojëra me Dore

Basketbolli i femrave, Mirza Alibegaj merr drejtimin e Kombëtares

Kombëtarja shqiptare e basketbollit për femra do të drejtohet tashmë nga një emër mjaft i njohur i këtij sporti, Mirza Alibegaj. Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Basketbollit kanë vendosur t’ia besojnë Alibegajt skuadrën që po bëhet gati për kualifikueset e Europianit 2021 që nisin në muajin nëntor.

Mirza Alibegaj e drejton për herë të parë Kombëtaren e femrave, ku vjen pas përvojës me Tiranën. Ajo është shumë e njohur që nga koha kur ishte basketbolliste, pasi ishte një nga më të mirat në vend. Alibegaj ka luajtur për vite me radhë për Kombëtaren, ndërsa në nivel klubesh ka përfaqësuar Tiranën dhe Luftëtarin. Tani kërkon suksesin si trajnere, por detyra është mjaft e vështirë, duke ditur që Shqipëria ka në grup skuadra shumë të forta si Serbia, Turqia dhe Lituania, të gjitha kundërshtare me shumë kualitet.

Mirza Alibegaj, gjatë një ndeshjeje si trajnere e Tiranës. Gazeta Si, 30 tetor 2019

Shqipëria e basketbollit të femrave e nis aventurën e kualifikuesve të Europianit në Lituani, më 14 nëntor. Ndeshja e dytë është ajo me Serbinë në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga”. Skuadra do të grumbullohet 5 nëntor, tashmë nën drejtimin e trajneres se re, Mirza Alibegaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë