Politike

Basha: Teatri me fonde publike, e vërtetë gjysmake

Tërheqjen e Bashkisë së Tiranës nga koncesioni për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar, Lulzim Basha e mvesh me hije dyshimi.

"Rama dhe Veliaj nuk mund t’i hedhin hi syve shqiptarëve dhe të mbulojnë korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake që fshehin të vërtetën”, shkruan kreu i Partisë Demokratike në rrjetet sociale.

Basha thotë se PD nuk tërhiqet nga qëndrimi dhe vendosmëria e saj për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar pa marrë më parë një vendim të qartë për këtë çështje.

“Pa një vendim të qartë që kullat nuk do të ndërtohen dhe Teatri do të ruhet PD nuk tërhiqet nga qendrimi dhe vendosmeria e saj", mbyll reagimin e tij kreu i PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë