Politike

Basha: Rama frymëzuesi i brutalitetit policor, ai të dorëhiqet

Kryetari i Partisë Demokratike bëri përgjegjës Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn për vrasjen e të riut Klodjan Rasha. Gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin e Vlorës, Lulzim Basha për ngjarjen e rënde të vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha.

"Një brutalitet dhe përgjegjësit nuk janë thjesht ata që shkelën këmbëzën e armës mbi një të ri të pafajshëm, 20 metra nga dera e shtëpisë, por ata që kanë injektuar brutalitetin dhe ashpërsinë në çdo hallkë të qeverisjes”, tha Basha.

Kreu i opozitës foli në kohën që në Tiranë qytetarët protesonin para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Por, sipas Bashës, akti i dorëheqjes duhet të shkojë më lart.

“Kryeqeveritari, vartësi i tij që po të kishte pasur një fije dinjitet do të kishte dhënë dorëheqjen, apo po të kishte pasur një fije dhembshuri kryeministri, duhet ta kishte shkarkuar atë edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë por nuk ka mundësi ta bëjë këtë, sepse frymëzuesi i këtij brutaliteti, kësaj arrogance, kësaj shpërfilljeje për dinjitetin, për jetën njerëzore, për jetën e të rinjve është vetë ai. E keqja ka shkuar në palcë ndaj duhet shkulur me rrënjë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë