Ngjarje

Barbie është kthyer në një markë miliarda dollarëshe

Përqendrimi i fëmijëve tek pajisjet elektronike ka tejkaluar dëshirën e tyre për lodra tradicionale dhe disa thonë se krijuesit kanë qenë të ngadalshëm në përshtatjen e ndryshimit. Viti i kaluar ishte veçanërisht i vështirë në SHBA pasi Toys R Us, një shitës me pakicë falimentoi pasi blerja e kukullave ra.

logo hippo

Por gjërat duket se po ndryshojnë. Mattel, një nga kompanitë më të mëdha të lodrave në botë, regjistroi një fitim të papritur gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar, kryesisht falë suksesit të një prej markave më të njohura: Barbie.

Shitjet e Barbie në të gjithë botën arritën në 391 milionë dollarë, duke u rritur me 12% krahasuar me vitin 2017. Por, të ardhurat neto të Mattel për tremujorin e parë ranë nga 1.6 miliardë dollarë në vitin 2017 në 1.5 miliardë dollarë në 2018.

Duket se Mattel po korr një sukses të jashtëzakonshëm me Barbie. CEO i kompanisë, Ynon Kreiz tha se në 2019 Barbie feston 60 vjetorin, ku parashikohen një sërë aktivitetesh dhe eventesh emocionuese.

Kompania njoftoi se do të prodhonte një film Barbie (paywall) me aktoren e nominuar nga Oskar, Margot Robbie.

 

Më Shumë