Ka ndodhur

Banorët e ‘5 Majit’ sërish në protestë para Parlamentit për shtëpitë e tyre

Gazeta Si - Banorët e zonave të Tiranës, te “5 Maji”, Lapraka, Kodra e Priftit dhe Paskuqani, kanë dalë sërish në protestë përpara parlamentit.

Ata kërkojnë drejtësi për shpronësimet e pronave të tyre, transparencë për devijimin e projektit të Unazës së Madhe dhe kërkojnë gjithashtu lirimin e 5 të arrestuarve gjatë përplasjeve të 5 Maji.

Mes qytetarëve që folën para Kuvendit, ishte dhe nënë Liza, e cila apeloi për lirimin e djalit të saj dhe 4 të arrestuarve të tjerë. Madje ajo iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin në dorë fatin e tyre.

Banorët i kanë bërë thirrje kryeparlamentares, Lindita Nikolla, që të bisedojnë me ta, pasi sipa tyre kërkojnë drejtësi dhe jo favorizim.

Dy javë më parë, kryeministri Edi Rama u takua vetë me një përfaqësi të banorëve, ku i premtoi e do të marrin atë që i takon dhe asnjë nuk do të mbetet rrugëve pas rikualifikimit urban të zonës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë