Ka ndodhur

Banorët e ‘5 Majit’ protestojnë para policisë së Tiranës: Lironi 5 të arrestuarit

Banorët e “5 Majit” po protestojnë sot para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në shenjë kundërshtie për arrestimin e 5 banorëve të kësaj zone.

Ata kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve.

Në një dalje për mediat, njëra prej protestuesve, babai i së cilës ishte arrestuar, theksoi se i ati ishte arrestuar në oborrin e shtëpisë. Ajo tha se ai nuk bëri asnjë krim, por mbrojti pronën e vet.

“Babai im është arrestuar pabesisht në oborrin e shtëpisë së tij, pasi në pjesën e oborrit ishte bërë një ndërhyrje nga IMKT, nëse mbrojtja e pronës është krim, atëherë do bëhem kriminele me gjithë qejf”, tha protestuesja.

Banorët e ‘5 Majit’ kundërshtojnë shembjen e pronave të tyre, në kuadër të zgjerimit të Unazës së Madhe dhe procesit të rindërtimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë