Para

Banka frenon kreditimin, por huatë me probleme janë në nivele minimale

Nga Gazeta ‘SI’ – Kreditë e këqija kanë prekur një nivel historik minimal në mars 2025, sipas Bankës së Shqipërisë.

Stoku i kredive me probleme raportohet 4.02% ndaj totalit, me një rënie vjetore prej 0.62 pikë përqindje.

Për ekspertët e BSH-së, ulja e këtij treguesi mund të jetë efekt statistikor i rritjes së kredive të reja, por lidhet me rritjen e aftësisë paguese të individëve dhe bizneseve. Një anketë e fundit nga vetë Banka raportoi një përmirësim të lehtë në fuqinë paguese të familjeve për huatë.

Pas shumë thirrjesh për një moderim të kreditimit për sektorin imobiliar, si rrezik i shtimit të kredive të këqija, Banka e Shqipërisë mori disa masa kufizimi. BSH vendosi heqjen e financimit të plotë për banesat dhe kreditimin deri në 85% të vlerës në lekë e 70% në valutë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë