Ekonomi

Banka Europiane do të ulë sërish normën e interesit. Investitorët në konfuzion

Nga Gazeta 'SI'- Banka Qendrore Europiane pritet të ulë sot përsëri normën bazë të interesit.

Një rritje ekonomike e ngadaltë dhe një inflacion që po bie shpejt, janë faktorët që po nxisin uljen e mëtejshme të normës së interesit. 

Për investitorët e tregut, pikëpyetja nuk është tek ulja e interesave, por tek çfarë do të ndodhë më pas.

“BQE nuk do të na japë ndonjë manual për të ardhmen. Politikbërësit do të mbeten të varur nga të dhënat dhe inflacioni”, thotë Althea Spinozzi drejtuese në Saxo Bank.

Ekonomistët parashikojnë një ulje të normës me 25 pikë përqindje.

"Tashmë, ne kemi të gjithë përbërësit për fillimin e një cikli zgjerimi, por një që ndoshta nuk është i lidhur me një recesion - dhe ky është një organizim i pazakontë," tha John Bilton, një nga drejtuesit e J.P Morgan./CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë