Nga Gazeta 'SI' - Banka e Shqipërisë ka ndryshuar rregulloren për veprimtarinë e institucioneve financiare jobanka.
Sipas vendimit që hy në fuqi më 1 shtator 2024, çdo subjekt financiar jobankë duhet të regjistrohet si shoqëri aksionare, sh.a dhe jo më si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar sh.p.k.
Një shoqëri aksionere, me kapital privat ose shtetëror detyrohet të ketëmë shumë disiplinë dhe transparencë mbi strukturën e saj, duke e bërë atë më të sigurt për operim.
Në projektrregullore, BSH i kërkon këtyre subjekteve dokumentacione shtesë për cdo ndryshim ë shoqëri, nga kapitali tek pronarët.
Momentalisht nga 27 institucione financiare jobanka të licencuara nga Banka e Shqipërisë, 15 prej tyre janë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.
Ndryshimet që mbajën firmën e Guvernatorit Gent Sejko vijnë pak kohë pas zbulimit të një skeme mashtrimi në institucionet e mikrokreditit, për të cilat vetë kreu i BSH-së tha se nuk ishte në dijeni.
Gjatë raportimit të tij një ditë më parë përballë Kuvendit, Sejko tha se për të parandaluar skema të tilla nuk mjaftojnë vetëm rregulloret e Bankës, por duhen sanksionuar me ligj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.